English

Nis seanca e Kuvendit, pritet votimi i Pacollit si President

Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA – Ka nisur në këto momente seanca e jashtëzakonshme e parlamentit të ri të Kosovës për votimin për Presidentin e ri të Kosovës dhe Qeverinë e re. Ishte Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i konstituuar vetëm dje si kryeparlamentar i Kosovës, i cili çeli këtë seancë të votimit të Presidentit dhe Qeverisë duke thirrur njërin nga të mandatarit për të bërë publik emrin e përzgjedhur. Deputeti Brahim Agolli i ftuar të deklarojë emrin e përzgjedhur si si kandidat për President të Kosovës, deklaroi se koalicioni qeverisës me votat e 67 deputetëve ka firmosur si kandidaturën për President të Kosovës, kryetarin e AKR-së, Behxhet Pacolli.

Pas kësaj deklarate, Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi thirri komisionin e përkohshëm që të miratojë kandidaturën e Presidentit, e cila pas pak minutash do të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Pas Presidentit, deputetët kosovarë do të votojnë edhe qeverinë e re që do të udhëheqë Kosovën gjatë këtij mandati.

mit/NOA

KOMENTE