English

Parashikimi i motit për 23 Shkurt 2011

Tiranë, 22 Shkurt 2011 NOA - Dita e mërkurë parashihet të sjellë dobesim te vranesirave dhe shirave ne bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndersa zonat malore Lindore do te dominohen nga vranesira te dendur te shoqeruar me reshje shiu dhe debore.

Ne te njejtat kushte atmosferike do te jemi edhe gjate oreve te mesdites.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijone me alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne Ultësirën Perëndimore.

Ndersa e gjithe pjesa tjeter e Shqipërisë do te karakterizohet nga vranesira dhe shira te dobet dhe afat-shkurter.

Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet shtim i vranesirave ne te gjithe territorin shqiptar.

Temperaturat e mengjesit do te pesojne renie me 3 grade por mesdita do te sjelle rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryje mesatare ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Juglindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 3 balle.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te vijojne me vranesira dhe reshje shiu e debore te cilat do te jene me intensitet te ulet, problematike situata do te jete ne Itali, zonen e Alpeve si edhe ne Ballkanin Lindor ku do te kete edhe stuhi te forta ere.

Po ashtu ne kushtet e vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe te debores do te jene vendet e Europes Perendimore ‘Ishujt Britanike’ si edhe vendet Nordike.

Por intensiteti i tyre do te jete disi me i ulet NDERSA e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga alternime te vranesirave dhe kthjellimeve.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;

Juglindja e kontinentit alarmon per shira dhe stuhi te forta ere;

Ishujt Britanike do te mbeten me reshje shiu dhe debore.

e.t/NOA

KOMENTE