English

Pasqyra e Shtypit, 22 Shkurt 2011

Tiranë, 22 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u vendos për zëvendësimin e vendeve vakante të KZAZ-ve.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dënohet i fundit i Haklajve”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete dënimin e 75-vjeçarit Hamdi Haklaj, në mungesë, me burgim të përjetshëm nga gjykata.

“Vetëdeklarimi dhe regjistrimi/ Nesër do na duhet të paguajmë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Nga Preç Zogaj/ Demokracia dhe vrasjet shtetërore, nocione të papranueshme”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zgjedhjet lokale/ PS bojkoton procesin, KQZ zëvendëson komisionerët”, i cili flet për vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me vendet vakante të KZAZ-ve.

“Edi Rama paralajmëron tërheqjen nga kandidimi për Bashkinë e Tiranës: E sigurt vetëm që fiton PS”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Dokumentat pët 4 kategoritë e pensioneve të ushtarakëve”; “PD miraton kufizimin e mandatit të deputetit”; “Vrasja e Trashanit, dyshohet për një çift” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Shqipëria, armë diktatorëve arabë”, i cili citon sesi iu shitën 55 milionë fishekë e mortaja Jemenit.

“Rexhep Qosja: Topalli, dhunëprodhuese” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar opinionit të akademikut të njohur kosovar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Kurse “Sanremo, De Niro: Origjina ime shqiptare, Canalis s’e përkthen” është një tjetër artikull.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “KQZ: Zgjedhjet të bëhen pa pjesëmarrjen e opozitës”, i cili tregon sesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin për zëvendësimin e vendeve vakante të KZAZ-ve.

“Kreu i opozitës: Demonstratat, edhe më të fuqishme” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Himara, një histori e parashikuar elektorale”, “Korçë, arrestohet për gjobvënie gjimnazisti” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Opozita jashtë KQZ-së/ OSBE: E kërkoi vetë”, i cili pasqyron reagimin e prezencës së OSBE mbi mosprezantimin e anëtarëve për vendet bosh në KQZ nga ana e Partisë Socialiste dhe reagimin e opozitës rreth kësaj.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Heqja e imunitetit, mazhoranca pro, opozita voton kundër”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “gjiknuri: Incidentet në Kuvend: Të respektohet etika”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 22 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE