Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA –Pas dështimit të dy raundeve të para për votimin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, post për të cilin kandidon vetëm Behxhet Pacolli, deputetët e Kosovës sapo kanë përfunduar edhe votimin e fshehtë në raundin e tretë.
Edhe në këtë raund votimi kanë marrë pjesë 67 deputetë, ndërkohë që për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës duhen plot 61 vota, pas dështimit në dy raundet e para ku duheshin votat e 2/3 të deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
Në këto momente komisioni i përkohshëm i procedurës për votimin e Presidentit po numëron votat.
Nëse edhe në këtë raund Pacolli nuk mbështetet me 61 vota, atëherë Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme.
Në seancë mungojnë deputetët e opozitës.
mit/NOA