English

Presidenti Topi uron për detyrën homologun Kosovar

Tiranë, 22 shkurt 2011, NOA- Pas miratimit të qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, kreu i Shtetit Shqiptar, Bamir Topi, uroi homologun Pacolli për detyrën e re.

Burime zyrtare nga Presidenca bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se ky urim erdhi përmes një bisede telefonike, që Presidenti Topi zhvilloi me të sapoemëruarin Behxhet Pacolli.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Presidenti Shqiptar e ka ftuar Pacollin për një vizitë në Shqipëri.

Pacolli u zgjodh pas tre raundesh votim, me shumicë të thjeshtë votash, në mungesë të opozitës parlamentare e cila e ka sulmuar në vijimësi figurën e tij.

a.y/NOA

KOMENTE