Korçë, 22 shkurt, NOA – Dje në Komisariatin e Policisë së Korçës është paraqitur 44- vjeçari me inicialet N.N., banues në lagjen 13 të këtij qyteti, i cili ka bërë kallëzim se në lokalin e tij lloto “B-Live” ka shkuar 32-vjeçari Bledi Kadiu, me të cilin kanë qenë bashkëpunëtorë të këtij biznesi i ka marrë 6 televizorë plazëm,1 kompjuter dhe 1 kalorifer ngrohje me pretendimin se janë të tijat.
Për këtë rast, u kryen veprimet hetimore dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të Kadiut, për veprën penale të “Vetëgjyqësisë”, parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA