English

PS: Në Kuvend kundër ndryshimit të rregullores

Tiranë, 22 shkurt, NOA - Partia Socialiste do të marrë pjesë në seancën e ditës së enjte të Kuvendit, ku do të diskutohet lidhur me ndryshimet në rregullore. Vendimi është marrë paraditen e sotme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbledhja e grupit të PS-së, u bë pas përfundimit të Komisionit të Ligjeve, ku deputetët e mazhorancës kanë votuar ndryshimet në rregullore. Ndërkohë që deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar miratimin e draftit dhe braktisën komisionin, pas debateve të ashpra.

Burime nga mbledhja e Grupit të PS-së, thanë për Agjencinë e Lajmeve NOA se pjesëmarrja në debate do të jetë për të mbajtur dhe bërë publik qëndrimin e opozitës në lidhje me ndryshimin e rregullores.

Këto ndryshime do të sjellin një model të të ri të zhvillimit të seancës, ku më kryesori është i mbajtjes së fjalimeve jashtë rendit të ditës në fund të seancë dhe jo në filli, siç është aktualisht.

a.k/NOA

KOMENTE