Spanjë, 22 Shkurt NOA - Real Madrid është i gatshëm por tëhedhur në sulm dhe jo me qëllim për të siguruar shërbimet e Wayne Rooney. Sipas sitit anglez, caughtoffside.com, merengues duan një sulmues të madh sezonin e ardhshëm, kjo duke parë vështirësitë në rikuperim të Higuain dhe Benzema, të cilët vazhdojnë të mos bindin. Me sa duket zgjedhja ka rënë mbi sulmuesin e Manchester United, një dëshirë e vjetër e Hose Murinjos, për të cilin drejtuesit e Realit janë të gatshëm të hedhin një shumë deri në 70 milionë euro dhe kjo vetëm për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.
r.b/NOA