Prishtinë, 22 shkurt, NOA – Ditën e sotme, është paralajmëruar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet për të konsistuuar qeverinë e re dhe presidentin e vendit.
Kjo do të jetë një seancë e jashtëzakonshme, e cila në fakt mbërrin pas asaj që pritet të zhvillohet në orën 15.00 nga Kryesia e PDK-së, ku do zyrtarizohet zgjedhja e presidentit dhe ajo e qeverisë.
Ka qenë vetë nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili ka pohuar se kjo parti ka paraqitur një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për ditën e martë, në orën 15.00 me lajtmotiv votimin e presidentit dhe qeverisë së Kosovës.
Në seancën e parë të Kuvendit të ri të Kosovës, e cila u zhvillua dje, u betuan edhe deputetët e rinj të cilët dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në Kosovë. n.e/NOA