English

SHBA, njeriu me dy zemra

SHBA, 22 Shkurt, NOA- Një njeri me dy zemra. Tyson Smith tani do të jetojë kështu. Mjekët i kanë shtuar një zemër në anën e djathtë të gjoksit për ti lejuar zemrës origjinale të lodhet më pak, duke e ndarë punën me zemrën e dytë, e cila është esenciale për jetën e njeriut.

"Edhe pse rrezikonte vdekjen, Smith nuk mund të bënte një transplant standard", ka shpjeguar Doktor Michael Madani, profesor i kirurgjisë dhe bashkë-drejtor i “UC San Diego Sulpizio Cardiovascular Center”.

"Heqja e zemrës së vjetër duke e zëvendësuar atë me një tjetër – ka vazhduar mjeku - do të kishte dështuar, për shkak të hipertensionit pulmonar, presionit të lartë të gjakut".

a.e./NOA

KOMENTE