Tiranë, 22 shkurt, NOA - Nënkryetar i KLD-së Kreshnik Spahiu deklaroi sot në debatin publik për regjistrimin e popullsisë, të organizuar nga një sërë shoqatash, se ky Shqipëria nuk është një vend multietnik.
“Brenda një jave do ti tregoj se nuk është debat për interesa personale por që përfshihet i gjithë kombi. Ftesa për debat është për një proces transparent dhe të hapur dhe që përputhet me kërkesën për regjistrimin e pasurisë. Sot në tryezën dhe menynë e politikës zgjidhet regjistrimi dhe aplikimi i pasurisë”, tha Spahiu.
Nënkryetari i KLD-së tha në fjalën e tij se vendi ynë është laik dhe se të drejtat e pakicave duhet t’u nënshtrohen të drejtave të të tjerëve që jetojnë në këtë vend.
“Shqipëria është një vend laik, s`mund të këtë një regjistrimi mbi baza laike dhe fetare dhe Shqipëria është simbol i lirisë fetare. Kundërshtohet sepse kjo nuk vjen me mbrojtjen e pakicave etnike ne Shqipëri. Të drejtat e pakicave duhet të shtrohen deri atje ku nuk prekin interesat e te tjerëve në këtë vend”, tha Nënkryetari i KLD.
a.k/NOA