English

Tërmeti trondit Zelandën e Re, mbi 65 të vdekur

Christchurch, 22 shkurt, NOA - Një tërmet i fortë ka tronditur qytetin e dytë në Zelandën e Re, Christchurch, orët e para të mëngjesit të sotëm, ku të paktën 65 njerëz janë konfirmuar të vdekur prej lëkundjeve të tij.

Siç raportojnë sizmologët vendas, lëkundja ka qenë e shkallës 6.3 Rihter, me 4 kilometra thellësi dhe nga dridhjet e forta të tokës janë shembur disa ndërtesa dhe mjaft rrugë janë plasaritur.

Qyteti me 375 mijë banorë, u lëkund fort në orën 12:51 lokale, e cila përkon me atë 00.51 në Itali, me një epiqendër 5 kilometra nga qendra e banuar.

n.e/NOA

KOMENTE