English

Thaçi: Opozita për mua është vlerë

Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA- Në fjalën e mbajtur para ligjvënësve të rinj të Parlamentit të Kosovës, i mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Hashim Thaçi, falëndero deputetët dhe qytetarët për besimin e dhënë për të drejtuar edhe një mandat tjetër 4-vjeçar.

Më tej ai shtoi se, “Qeveria do të zotohet se do ndjekë politikën e fqinjësisë së mirë dhe ajo është e zotuar në zbatimin deri në fund të Planit Ahtisari”.

Thaçi garantoi qytetarët se qeveria e re do punoj mbi çdo interes tjetër, duke vënë primar interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

“Për ju të gjithë dhe për mua partitë opozitare që për mua janë vlerë, është që të punojmë të gjithë së bashku për interesin e përbashkët të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, u shpreh ai.

Ai shprehu përkushtimin për të punuar ngushtë edhe me shoqërinë civile, sepse sipas mandatarit të qeverisë, do të ndërtohet qeveri që do ti shërbehet gjithë qytetarëve dhe jo vetëm një partie apo, aleatëve të koalicionit.

“Si mandatar i krijimit të qeverisë së Kosovës, më lejoni të theksoj se koalicioni qeveritar, se konsiderojmë se mandati ynë katër vjeçar jemi të përkushtuar për ta çuar vendin më para dhe në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ne mbetemi të përkushtuar, për të krijuar një qeveri të aftë. Ne do ndjekim politika që lidhen nga anëtarësimi në BE, deri në avancimin e mëtejshëm dhe decentralizimin e vendit. Gjithashtu ne do çojmë më tej, rritjen ekonomike të vendit”, shtoi Thaçi.

Ai vuri theksin në faktin se, qeveria e re në kohë rekord do plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave.

Thaçi u shpreh se partnerët e koalicionit janë pajtuar me programin qeverisës i cili, do të fuqizojë shtetin ligjor, dhe duke e çuar vendin drejt Europës.

Partitë e opozitës, LDK, AAK dhe Vetëvendosje bojkotuan që në krye punimet e seancës së jashtëzakonshme parlamentare, për votimin për zgjedhjen e Presidentit dhe për miratimin e kabinetit të ri qeveritar.

a.y/NOA

KOMENTE