Egjipt, 22 Shkurt NOA - Uebi pothuajse i ka tërhequr të gjithë. Këtë gjë e dinë mjaft mirë dhe egjiptianët që falë blogjeve dhe rrjeteve sociale, kanë krijuar mobilizimin më të madh popullor në historinë e vendit të tyre, që çoi në arratinë e Mubarak. Për të homazhuar kontributin e internetit në këtë rast, por mbi të gjitha të rrjeteve shoqërore, një çift në këtë vend, duhet thënë se ka marrë një vendim shumë të çuditshëm. Ata menduan për një emër tepër të veçantë për fëmijën e tyre të porsalindur, ku tashmë ajo quhet, Facebook Jamal Ibrahim.
r.b/NOA