English

Vidhet me dhunë një lokal, plagosen 2 veta

Shkodër, 22 shkurt, NOA – Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, forcat e policisë së Shkodrës janë njoftuar se në lagjen “Skënderbeu”, pikërisht në një lokal privat në pronësi të personit me inicialet K.M., ka ndodhur një vjedhje me dhunë.

Si pasojë e kësaj ngjarje, kanë pësuar dëmtime me mjete të forta të rinjtë me incialet Sh. K. 24 vjeç dhe F. K., 27 vjeç, të dy këta banues në Koplik të Sipërm, të cilët aktualisht ndodhen të shtruar ne Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet tona policore dhe grupi hetimore, ku nga veprimet e para hetimore të kryera, rezulton se të dëmtuarve, u janë vjedhur me dhunë një shumë prej 60.000 lekë të reja dhe më pas u është dëmtuar dhe mjeti i tyre tip Ford me targë TR 0573 K, i cili ndodhej i parkuar përpara lokalit të lartpërmendur.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarje, inicialet e të cilëve janë D.L., 28 vjeç, S.Sh., 23 vjeç dhe S.A., 23 vjeç,.

Për personat në fjalë u bë shpallja ne kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nga ana e policisë po kryhen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim te tre autorëve të ngjarjes, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer ne bashkëpunim”.

n.e/NOA

KOMENTE