English

Wollfarth: PS të kontribuojë për zgjedhjet lokale

Elbasan, 22 shkurt, NOA – Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth ka shprehur dhe një herë shqetësimin për zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe mos pjesëmarrjen e opozitës në proces. Në një takim të zhvilluar me drejtuesit e pushtetit vendor në Elbasan, Wollfarth tha për mediat, se shpresonte që opozita të japë kontributin e saj për zgjedhjet. “Përbën shqetësim të madh fakti se disa parti nuk kanë paraqitur emrat e anëtarëve në komisione. Nëse secili nga komisionet do të ketë përfaqësuesit e të gjitha partive kjo do t’i shërbente transparencës”, tha ai. Ai shtoi se KQZ bëri një zgjidhje alternative për vendet vakante pas vendimeve bllokuese që erdhën nga partitë. Kreu i prezencës së OSBE-së ka shtuar se është e domosdoshme që që faktorët politikë shqiptarë të mos humbin kohë të përgatisin së bashku zgjedhjet vendore. Ai u shpreh se priten zhvillime pozitive. a.k/NOA

KOMENTE