English

Aksident në rrugën Lezhë-Laç, plagosen prefekti dhe 6 trupa të FNSH

Lezhë, 23 Shkurt 2011 NOA – Prefekti i Qarkut Lezhë dhe gjashtë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë plagosur sonte në një aksident automobilistik që ndodhi në superstradën Lezhë – Laç, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Lezhës i konfirmuan agjencisë NOA se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10, në afërsi të Urës së Milotit.

Në këtë aksident automobilistik janë përplasur ndërmjet tyre tre automjete, Alfa Romeo me targa TR 6092 A, me drejtues Sulejman Bushati, 27 vjeç, banues në Bushat të rrethit Shkodër, automjeti tip Furgon i Policisë së FNSH-së Shkodër si dhe automjeti tip BMË i Prefektit të Qarkut Lezhë me targa TR 0714 I .

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar lehtë Prefekti i Qarkut Lezhë, Palë Dajçi, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë si dhe gjashtë punonjës të policisë të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryen veprimet e para për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Policia refuzoi të japë emrat e efektivave të FNSH që janë plagosur në këtë aksident.

e.t/NOA

KOMENTE