Tiranë, 23 shkurt, NOA – Zgjedhjet e 8 Majit, janë e ardhmja e Shqipërisë. Ky ka qenë mesazhi i lëshuar sot nga përfaqësuesi i lartë amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, gjatë një fjalimi që mbajti ditën e sotme.
Sipas tij, SHBA janë gati që të japin ndihmën e tyre për zhvillimin sa më të mbarë të këtij procesi zgjedhor.
“Ne jemi gati të ofrojmë trajnues dhe vëzhgimi i tyre është i rëndësishëm, ndërsa presim që të shohim konkurrentë në këto zgjedhje”, bëri me dije ai.
Duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë një ndihmë prej 360 mijë dollarësh për zgjedhjet e 8 Majit.
n.e/NOA