English

Chat Facebook: Si mund të rezultoni online vetëm për disa miq

Tiranë, 23 Shkurt, NOA- Nuk dëshironi të bisedoni me kontakte të caktuara në Facebook dhe doni të rezultoni online vetëm për disa miq. Tani mund të jeni të padukshëm për persona të caktuar pa qenë e nevojshme që të mbyllni chat-in në Facebook.

Procesi është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë dhe përfundon në disa minuta.

Ju mund të krijoni listën e grupeve që të kontaktoni kështu me miqtë sipas nevojave tuaja, kështu që vetëm ata që dëshironi mund t’ju shohin nëse jeni online dhe të bisedojnë me ju, ndërsa për të tjerët ju nuk do të jeni në linjë.

Për të zgjidhur këtë problem ndiqni këto hapa të thjeshta: 1. Hyni në menynë Account, e cila është e vendosur në krye të çdo faqe në Facebook dhe klikoni mbi Modifikoni Miqtë.

2. Klikoni mbi Krijo një listë të re, kështu që ju mund të shtoni një tjetër listë të miqve. Është gjithashtu e mundur edhe duke klikuar mbi një listë shokësh ekzistuese, në fakt, duke modifikuar thjesht listën në fjalë. Pasi të kryeni këtë proces kthehuni në faqen kryesore të Facebook dhe vazhdoni komunikimin tuaj në internet, ndoshta edhe të ruani bisedat tuaja në Facebook.

Pas kthimit në chat ju do të shihni se Facebook do të jetë i ndarë në lista, në këtë rast ju vetëm duhet të vendosni se për cilën listë dëshironi të jeni online në rrjetin shoqëror. a.e./NOA

KOMENTE