Athinë, 23 shkurt, NOA - Greqia është përfshirë nga një grevë e përgjithshme kundër masave të kursimit për të shpëtuar vendin nga falimentimi. Linjat urbane, hekurudhore dhe detare kanë ndërprerë operimin ashtu si edhe fluturimet ndërkombëtare nga Athina dhe drejt saj. Greva po ashtu ka ndikuar në funksionimin e spitaleve dhe shkollave, ndërsa zyrat e administratës publike dhe bankat janë mbyllur. Kjo është greva më e madhe gjatë këtij viti kundër masave të qeverisë socialiste për të shkurtuar rrogat dhe pensionet në këmbim të pakos së ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. NOA/RFE