Shkodër, 23 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Pjerin Ndoj, banues në fshatin Gomsiqe të Velipojës.
Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale të “Kanosjes në bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA