Tiranë, 23 shkurt, NOA/ Nga Albert Zholi - Flasin për regjistrimin mbi baza kombësie dhe feje Reshat Arbana, Sabri Godo, Kreshnik Spahiu, Pëllumb Xhufi ...
Ditën e martë në, në Muzeun Historik Kombëtar, Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” nën siglën “Kombi nuk mund të shitet dhe të blihet me para”, organizoi tryezën e rrumbullakët me mbështetjen e 73 shoqatave të tjera kombëtare e lokale, si dhe nga organizata, grupe e personalitete të shquar e të përgjegjshëm për çështjen kombëtare (Pëllumb Xhufi. Koço Danaj, Sabri Godo, Kreshnik Spahiu, etj), për të shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin tonë të vendosur ndaj Ligjit të Qeverisë Shqiptare, për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike, fetare. Kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartë dhe prerë, të drejtat e shtetasve për kombësinë dhe bindjet fetare, si çështje themelore, personale dhe të pa cënueshme nga askush, madje thekson, se as vetë minoritetet nuk mund të detyrohen të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare, etnike, gjuhësore apo fetare. Mbi këtë temë zhvilluam këto biseda ...
Reshat Arbana (Artist i Popullit)
“Kjo ftesë është e veçantë për mua. Kjo pjesëmarrje në këtë tryezë është më e rëndësishme se çdo aktivitet tjetër, dhe lashë çdo punë për të ardhur…Interesat kombëtare duhet ti kemi mbi ato vetjake në këto momente të vështira që po kalon atdheu ynë. Politika shqiptare postkomuniste është një politikë që si kushton vëmendjen e duhur interesave kombëtare, prandaj ne duhet të jemi vetë vigjilentë. Konica jo më kot ka thënë se Shqipërisë e keqja i vjen nga vetë shqiptarëve. Personalisht kam lexuar shumë për Fan Nolin, Konicën etj, dhe debatet që ata kanë pasur për patriotizmin. Problemet që diskutohen sot në këtë takim janë shumë vendimtare për fatin e kombit tonë. Sot duhet të ishim aq shumë shoqata dhe intelektualë sa duhej të ishin disa salla për të na nxënë. Eshtë një moment që duhet të reagojmë me pjekuri, qytetari, arsye dhe me shumë kujdes. Përpara të vëmë ligjin, normat ndërkombëtare. Dhe shoh se ato flasin për ne, të gjitha. Në vend që rregullat ligjet ti zbatojnë ligjvënësit, ata që kemi vënë për të na drejtuar, po i zbatojmë dhe po i korrigjojmë ne. Doja dhe kam shumë dëshirë që në raste të tilla, të recitoj poezi dhe prozë të Naimit, Abdylit, Konicës, Nolit, që i kushtohen atdheut”.
Sabri Godo
“Unë jam nga Delvina, qytet me histori. Qytet me shumë tradita dhe shumë patriot. Delvina është pjesë e Labërisë dhe ndjehem krenar që sot jam në këtë tubim si pjestar I kësaj shoqate, është në nderin e krahinës së Labërisë që të zhvillojë tubime të tilla dhe në kohë të vështira. I kam ndjekur këto aktivitete dhe ndihem shumë I emocinuar që keni reaguar në moment delikate si Marrëveshja për Ujërat me Greqinë dhe rasti I tanishëm. Është çudi ndryshimi apo vetëdeklarimi i kombësisë kur dihet që shkenca e thotë qartë se duhen 6000 vjet që të ndryshojë kodi gjenetik I njeriut, pra të ndryshojë kombësia, ndërsa sipas formularëve të sotëm, mund ta ndryshosh vetëm për dy minuta. Duhet që ta mbrojmë këtë ide, që nuk mund të ndërrohet kombësia. Aq më mirë do ta kuptojnë ata që e kanë projektuar se kjo punë nuk pëlqehet nga shumica e shtetasve. Dhe një ligj që nuk pëlqehet nga shumica e shtetasve, duhet të çoj aty që të ndërrohet ligji meqenëse nuk mund të ndërrohen qytetarët. Ne duhet të bëjmë një peticion krahas punës suaj. Një pjesë e intelektualëve shqiptarë duhet të prononcohen se nuk mund të përfshihen të gjithë në një tubim. Ata, të thonë qartë fjalën e tyre se në rast se diskutohet kjo çështja e kombësisë ti bëhet e qartë qeverisë se duhet të mbetet brenda kuadrit ligjor. Kjo do të thotë se unë mund të kërkoj të ndryshoj kombësinë, nëqoftëse unë jam në gjendje ta provoj këtë ndryshim, ta vërtetoj në mënyrë zyrtare prejardhjen time nga baba e nga nëna, dhe kjo të bëhet me një vendim gjyqi. E shumta që mund të bëhet në një vend të qytetëruar kjo është. Në këtë formular që do të na jepet shtrohen edhe disa pyetje të tjera. Cili është besimi yt fetar? Ose cilës nënshtetësi i përket? Në të drejtat themelore të njeriut të shkruara në të gjitha kartat ndërkombëtare, thuhet se çdo njeri i ka personale bindjet e tija fetare. Njeriu mund të kërkojë një shtetësi tjetër në rast se shtetit ku i adreson e pranon këtë. Ndërsa tek ne shoh se bëhet e kundërta. Kjo qeveri kur e fut në mend një gjë dhe nuk i ndahet më pastaj derisa ta çoj në fund. Pra duhet të reagojmë që ky ligj të mos shkojë në fund, pasi qeveria lufton me të gjitha mjetet që ta çojë deri në fund. Por ne që nuk jemi të të njëjtit mendim, nuk do t’i ndahemi kësaj pune. Prandaj them se kjo që bëni ju sot besoj se do të gjejë jehonë, dhe shpresë që të ndiqet nga veprimtari të tjera. Të mos ngelet me kaq. Unë them se do t’ju mirëpresin edhe në veri dhe jo vetëm në jug ku keni vendin ju si shoqatë. Ju uroj nga zemra dhe ju përshëndes me këtë veprimtari të domosdoshme, patriotike, fisnike që keni nisur”.
Kreshnik Spahiu
“Është kënaqësi e veçantë që marr pjesë në këtë takim për çështjen dhe debatet që nuk i përket asnjë individi, asnjë qeverie, partie as shoqate por është një debat që i përket të gjithë kombit. Përfaqësuesit politik të organizatave etnike në jug apo në veri të Shqipërisë më kanë akuzuar se jam i vetëm në këtë debat dhe po e bëj për arsye personale. Brenda një jave apo më pak do t’ju tregoj atyre se ky nuk është debate i një individi, nuk është për interesa personale, por është një debat që do të përfshihet i gjithë kombi, duke përfshirë miliona shqiptarë, demokratë e socialistë, mysliman, katolik dhe ortodoks. E ftoj në debat Dulen, Karamelon dhe çdo kënd i cili mendon se nëpërmjet tezave të tyre politike do të mundin të krijojnë destabilitet në shtetin shqiptar, dhe do të mundin të keqinterpretojnë ligjet themeltare dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ftesa për debat është ftesë për një proces transparent dhe të hapur, jo vetëm për çështjen e kombësisë në Shqipëri, por edhe për çështjen më të rëndësishme që jo rastësisht përputhet në kohë me regjistrimin e popullsisë. Debati nuk është trysni, debati në çdo rast është një proces transparent, është një proces i ballafaqimit historisë, rrethanave dhe doktrinave dhe juridikave politike. Sot në tryezën dhe menunë e politikës shqiptare shtrohet përzgjidhje aplikimi i regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i popullsisë është: Në mijëra vjet në konceptin e regjistrimit asnjëherë nuk është përfshirë koncepti i regjistrimit mbi baza etnike apo fetare. Shqipëria është një vend laik. Shqipëria nuk mundet të kryejë një regjistrim mbi baza etnike dhe fetare sepse Shqipëria është modeli i harmonisë përkatësive etnike dhe Shqipëria nuk është një vend multietnik. Shqipëria ështrë simboil i tolerancës fetare ku është një nga vendet e vetme në Europë ku martesat midis qytetarëve të feve të ndryshme mbajnë shkallën më të lartë jo vetëm në Europë por në të gjithë Botën.
Pse kundërshtohet nga pjesa më e lartë e juristëve apo e gjyqtarëve? Kundërshtohet ndryshimi i kombësisë. Kundërshtohet sepse kjo nuk vjen në kundërshtim me mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të pakicave etnike në Shqipëri. Përkundrazi pakica etnike ju garantohet të gjitha të drejtat kushtetuese që parashikohen nga konventat europiane.Por çdo kush mund ta ketë të qartë këtë vend. Që të drejtat e pakicave duhet të shtrihen deri atje ku preken interesat e shumicës shqiptare në këtë vend.
Një regjistrim mbi baza etnike dhe fetare të pa mbështetur në prova dhe në fakte, pasi në këtë formë është konceptuar. Konceptuar si formular i regjistrimeve vetëdeklarim që do të thotë se sipas dëshirës personal pa shikuar origjinën që I përket etnisë apo besimeve fetare. Në këtë kontekst, jo vetëm që bie në kundërshtim me legjislacionin shqiptar regjistrimi me vetëdeklarim por vjen me kundërshtim të hapur me çdo konventë europiane por dhe me direktivat që lëshon gjykata europiane e të drejtave të njeriut në Strasburg e cila nëpërmjet precedentëve paralelë të kërkesave për ndryshim kombësie ka përcaktuar qartë që individët nuk kanë të drejtë pa prova të kërkojnë ndryshimin e kombësisë së tyre. Çdo shtet ka të drejtën dhe detyrimin për të caktuar rregulla të qarta, regjime juridike të përcaktuara qartë kur dhe si mundet të ndryshohet kombësia në rastet kur ajo provohet me fakte dhe me prova.
Po çertifikata dhe dokumentacioni gjendjes civile janë të mjaftueshme që të garantojnë ndryshimin e kombësisë?
Edhe certifikata dhe dokumentacioni i gjendjes civile është krejt I pamjaftueshëm për ndryshimin e kombësisë. Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut përcakton qartë duhen elementë të tjerë për të provuar nga autoritetet që lidhen me emrin, gjuhën, origjinën, lidhjet me kulturën dhe gjithçka tjetër. Dhe të kemi bindjen se shumica e tyre që kërkojnë ndryshimin e kombësisë, nuk i përkasin as asaj gjuhe amtare, as atij gjaku dhe origjine, dhe as atij emri dhe mbiemri që ka. Janë të drejtat që duhet të përcaktojnë qartë këtë ndryshim të cilat duhet të kalojnë në filtra të kritereve ligjore. Shumë përpjekje janë bërë për asimilimin e kombit shqiptar. Prandaj pretendoj se ky është një debat jo individual por një debat i kombit. Këto përpjekje janë bërë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri në trojet e tyre, por edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe më gjerë. Sepse elementët kryesorë të cilët kanë penguar asimilimin e kombit shqiptar, kanë qenë, lidhja e gjakut, origjina, emri, mbiemri, gjuha, feja dhe padyshim nuk mundet që nëpërmjet një legjislacioni jashtë çdo standarti evropian të falsifikohet dhe të krijohen hapësira për këtë asimilim të pjesshëm artificial të një pjese të kombit shqiptar, dhe për aq më tepër atje ku janë thellësisht etnik shqiptarë në shekuj që kanë jetuar në këto treva.
Pse ndodhin këto në Shqipëri?
Shqipqëria fatkeqësisht po kalon një periudhë të vështirë të krizës politike. Në Shqipëri gjithshka është bërë informale.Por nuk mund të tolerojmë që në këtë Shqipëri të lulëzojë dhe tregu i zi i ndryshimit të kombësive. Ashtu si sllogani juaj që “kombi nuk mund të shitet dhe nuk mund të blihet me para”,ashtu dhe kombësia nuk mund të ndryshohet dhe nuk mund të shitet me para. Ashtu siç nuk mund të blihet dhe shitet me para qyteti i çdo qytetari të këtij vendi.
Për këto arsye do t’ju ftoja ju dhe të gjithë intelektualët shqiptarë që nëse ka një mendim dhe një frymë që dikush do ta quante mendimin tim dhe tryezën tuaj një frymë patriotike arkaike, unë do ta quaja ndryshe, një frymë kushtetuese të standarteve europiane. Nëse duhet të shkojmë të ecim afër pa plane dhe pa strategji ashtu si shpesh herë ka ndodhur me Shqipërinë, mund të ecim vetëm. Nëse duam të ecim larg dhe të bëhemi pjesë e bashkimit Europian, duhet medoemos që të ecim së bashku dhe të jemi pjesë e një strategjie të përbashkët, për një qëllim të përbashkët, i cili natyrisht një nga qëllimet kryesore, jo vetëm të krenarisë tonë kombëtare por edhe të çdo individi është kombësia.
Shumë debate ka në lidhje me përcaktimin e kombësisë. Duhet të ketë një regjim juridik i të drejtës kombëtare apo i përket etnologjisë?
Natyrisht që standartet evropiane parashtrojnë rregulla të veçanta, ashtu siç e përcakton edhe një nga partizanët e të drejtës ndërkombëtare shqiptare i nderuari professor Avdi Baleta. Ashtu siç përcaktohet që regjimet juridike tashmë liberalizojnë mundësisë që njëe qytetar europian të ketë disa shtetësi. Por natyrisht pa ndryshuar origjinën e tijë. Ato mund të shkojnë në çdo shtet por nuk mund të bëhen minoritarë të këtyre vendeve. Asnjë nuk i ka pranuar shqiptarët si pakica etnike, si pakica apo minoritete gjermane, italiane, rumune e më gjerë. Jo. Sepse ka një koncept modern mbi shtetësinë dhe mbi kombësinë. Përcaktimi I kombësisë nuk mund të lihet në dorë të prindërve. Përcaktimi i kombësisë është në radhë të parë me interes publik. Përkatësia kombëtare nuk është vlerë pasurore që mund të vihet në testament apo me amanet, ashtu si jeta e fëmijëve ku lind nuk është më pronë e prindërve të disponueshme lirisht që këta të bëjnë çfarë të duan me këtë. Nuk jetojmë në bashkësi primitive të parahistorisë. Përcaktimi i kombësisë të porsalindurve nuk i intereson vetëm prindërve, por i intereson të gjithë shoqërisë ashtu si i intereson tashmë shoqërisë shqiptare.
Shoqërisë dhe shtetit, shtetas të cilat janë ata prindër, ata prindër që kanë lindur këta fëmijë. Në rastin konkret interesohet shteti shqiptar. Prandaj gjendjet civile nuk duhet në asnjë mënyrë të shpërdorojnë rregullat dhe legjislacionin shqiptar në lidhje me ndryshimin e kombësisë. Nuk ka asnjë arsye ligjore që njeriu të dijë menjëherë pas lindjes se do ti duhet një kombësi. Atij nuk i prish asnjë punë se ka një prind të një kombësie apo të një kombësie tjetër. Njeriut nuk i shkelet asnjë e drejtë në rast se nuk i shënohet në dokumenta personale kombësia e tij, apo se ka lidhje me kombësi të ndryshme. Prandaj rregullat e bashkimit Europian e shteteve moderne të bashkimit europian, nuk kërkojnë në letërnjoftime apo regjistrime të shënohet kombësia etnike. Por mjafton që të përcaktohet shtetësia. Të gjitha ato vende të cilat kanë qenë edhe shumë konservatore në regjistrimin e përkatësisë etnike përfshirë edhe shtete fqinjë, aktualisht për shkak të standarteve europiane, nuk e parashikojnë më këtë proces. E drejta ndërkombëtare dhe dokumentat juridike ndërkombëtare,dhe ligjet moderne shtetërore merren vetëm me trajtimin e problemeve të shtetësisë, si lidhje të qëndrueshme por të ndryshueshme juridike,dhe liritë themelore të një shtetasi në një vend. E drejta ndërkombëtare nuk është marrë asnjëherë me vendosjen e kritereve me përcaktimin e kombësisë së individit, pasi ky është një proces i doktrinave të etnologjisë. Kombësia është në lidhje të përhershme e pandryshueshme etnologjike i një njeriu me një komb ose grup etnik që janë shqiptarët me shumicë në këtë vend”.
Pëllumb Xhufi
“Falënderoj ato struktura të shtetit shqiptar, siç rasti konkret i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të cilat me patriotizëm dhe profesionalizëm me ndershmëri i janë kundërvënë një regjistrimi i cili ka marrë hapa antishqiptare. Falënderoj edhe Gjykatën Kushtetuese për veprimin e hedhjes poshtë në mënyrë spektakolare të marrëveshjes së shitjes së detit me Greqinë.
Po politika shqiptare në tërësi si ka vepruar në këtë rast?
Nuk do të kisha fjalë të mirë për politikën, e cila hesht, por do të bëja një padrejtësi të madhe në qoftë e nuk do të veçoja partitë politike dhe kjo është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) e cila është e vetmja parti politike e cila është ngritur kundër këtij regjistrimi, të tjerat të majta dhe të djathta janë të gjitha për t’u harruar. Ato kanë heshtur ose janë pjesë e këtij plani anti-hqiptar.
Mendoni se opinioi qytetar është më i shëndoshë se ai politik?
Këtu është konstatimi dhe trishtimi i madh që ne jemi mbledhur dhe përfaqësojmë një opinion të shëndoshë dhe jemi shumë pak të jemi koshient se po të hysh në internet dhe të shikosh në site të ndryshme e gjithë rinia temë të ditës ka pikërisht këtë. Ne, populli shqiptar jemi në një situatë paradoksale që duhet të ruajmë dhe tregojmë kujdes, vigjilencë, ndaj qeverisë sonë, ndaj politikanëve tanë (në vend që ata të na ruajnë ne-qesh). Sepse ata po na sheshin interesat e vendit dhe ne duhet ti ndjekim hap pas hapi ti denoncojmë, tu bëjmë prezent gafat, sepse ata na bëjnë proçkën e radhës. Dhe kjo është proçka e radhës.
Pse e quan proçka e radhës?
Kjo është një proçkë e parashikuar sepse është pika e gjashtë e një ultimatumi që shovinizmi grek e ka paraqitur në mënyrë zyrtare që në vitin 1992. Që në korrik 1992 kryeministri Micotaqis dha një ultimatum me gjashtë pika. Të pestë të parat janë realizuar dhe kjo është pika e gjashtë. E gjitha politika shqiptare, ku nuk është fjala vetëm për qeveritë por edhe për opozitën që hesht sot siç ka heshtur edhe dje. Është një katastrofë të mendosh që fijet e politikës shqiptare varen nga një pensionist grek me banin në Amerikë Nikola Gatojanis antishqiptar që është mik i të gjithë pushtetarëve shqiptarë. Politikën e bën Gatojanis dhe ai konsulli anadollak I pështirë dhe qesharak I Korçës, Ikonomus (që thonë se e larguan). Shihet se në këto 20 vjet tranzicion qeveritë shqiptare nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbatojnë urdhrat e nacionalizmit grek. Ne kemi një axhendë me Greqinë të trashgëguar që me shtetin e Ismail Qemalit. Ne kemi çështjen çame , çështjen e kufirit, kemi çështjen e pronave të qytetarëve shqiptarë. Kemi shumë çështje të cilat kanë qenë edhe në kohën e Zogut dhe në kohnë e Enver Hoxhës dhe në kohën e Saliut të parë dhe tani të gjitha këto qeveria i ka fshirë fare.
Nuk është shqetësim i qeverisë shqiptare të gjitha sa më lart?
Po ja, konkretisht. Tani shqetësim i qeverive shqiptare është se si të hapin shkollë në Korçë me folklorizëm dhe nacionalizëm grekë, apo në Himarë, se si të hapin varreza që tregojnë se këtu është toka e grekëve, dhe tani të bëjnë një regjistrim që të mbushë arkën bosh të Vorio-Epirit. Pra arka bosh se nuk ka grekër në tokën arbërore, pra nuk ka Vorio Epir. Ndërsa me këtë lloj vetëdeklarimi kushedi sa njerëz mund të blihen dhe mbushet arka bosh pa grekë e Vorio-Epirit.
Ka efekt kjo tryezë?
Sigurisht. Madje shumë. Angazhimi jonë në këtë takim është i jashtëzakonshëm, por në radhë të parë duhet ai i institucioneve. Ajo që dënohet tek neve dhe që e bën edhe qytetarin e thjeshtë mosbesuses dhe të hallakatur në gjykim është se politika ndërhyh edhe tek sistemi i drejtësisë. Pra politika thotë se ne kemi një sistem juridik të korruptuar. Pra politika i kundërvihet drejtësisë edhe kur ajo ka të drejtë. Me këtë luftë politika u thotë ndërkombëtarëve se ne nuk na ecin punët mirë se kemi një sistem drejtësie të korruptuar. Qytetari i thjeshtë ka arsyet e tij që kërkon kombësi tjetër, por ligji dhe drejtësia kanë orientimet e tyre. Unë shpreh në këtë rast një shpresë dhe një besim të madh që sistemi i drejtësisë në Shqipëri duke e treguar veten me këto raste si Marrëveshja e Detit dhe në këtë rast çështja e regjistrimit antiligjor dhe antikushtetues të popullsisë, se po jep shenja të mira, efikase, korrektësie me ligjin, ajo po tregon se është një hallkë e shëndoshë e sistemit shtetërorë në Shqipëri. Ajo ka dal mbi politikën dhe po tregohet objektive, koherente, zbatuese perfekte e Kushtetutës dhe e ligjit, ndaj duhet respektuar dhe përkrahur nga shoqëria civile dhe intelektualët”.
NOA