Pekin, 23 Shkurt NOA - Shpenzoi tre ditë të tëra para ekranit të kompjuterit duke luajtur në një internet-kafe afër Pekinit, pa ngrënë dhe pa fjetur për asnjë orë të vetme. Në fund të ditës së tretë, kinezi 30-vjeçar kaloi në koma dhe më pas ndërroi jetë. Viktima kishte shpenzuar brenda një muaji më shumë se 10 mijë yuan (1.120 euro) në lojërat online ; kur filloi të ndihej keq, u transportua menjë herë në spital, por fatkeqësisht mjekët nuk qenë në gjendje ta shpëtonin.
Çështja e mësipërme ilustron më së miri të ashtuquajturin fenomenin e varësisë ndaj lojërave kompjuterike, një plagë ende e hapur kjo për Kinën. Në Republikën Popullore numërohen gati 33 milionë persona të prekur nga ky fenomen.
r.b/NOA