English

Më pak kripë në bukë për një jetesë të shëndetshme

Romë, 23 Shkurt, NOA- “Më pak kripë në bukë për një jetesë të shëndetshme”. Është kjo iniciativa e nxitur nga Ministria e Shëndetësisë Italiane pas suksesit të disa eksperimenteve të kryera gjatë vitit 2010, ku 200 furra buke lombardeze zvogëluan vullnetarisht sasinë e kripës në bukë, pa ndikuar në cilësi, shije dhe çmim. Abuzimi i kripës në kuzhinë është një faktor i madh rreziku për fillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të ushqyerit e mirë mund të ndihmojë parandalimin e tyre. "Ky është një projekt që ka për qëllim, të japë një shembull të mirë për një cilësi më të mirë jetese”- thotë Këshilltari Rajonal për Shëndetësinë, Luciano Bresciani - edhe me përfshirjen e sektorëve prodhues në interes të shëndetit".

KOMENTE