Los Anxhelos, 23 Shkurt NOA - Nëse ndiheni të shqetësuar sepse askush nuk e vë re se sa të zënë me punë mund të jeni, të pakën sigurohuni që të vënë re nëse jeni akoma gjallë dhe shëndoshë e mirë gjatë kohës që shpenzoni mbi skrivaninë tuaj. Ndoshta Rebeca Wells ishte një nga ato punonjëse që kalojnë pa u vënë re, aq sa në fund të ditës së punës të premten e kaluar kolegët e saj nuk e kishin kuptuar që gruaja shtrihej e pajetë në qoshkun e saj.
Rebeca, 51 vjeç, punonte ne Departamentin e Brendshëm dhe qëndroi e pajetë mbi skrivaninë e saj deri të shtunën. Hetuesi i kontesë së Los Angeles-it nuk ka qenë akoma në gjendje të shpjegonte arsyes e vdekjes së gruas.
Atë të premte Rebeca, e punësuar në sektorin e menaxhimit të rrezikut, po bënte verifikimet e nevojshme mbi një projekt të ri që i ishte ngarkuar. E si për të theksuar akoma më shumë devotshmërinë e saj ndaj punës, një nga kolegët, i konsideruar gjithashtu fajtor për faktin që nuk kishte vënë re që kolegia e tij kishte ndërruar jetë, deklaroi : “Ishte gjithnjë e zhytur në punën e saj, gjithnjë…”
Ndoshta ky episod makabër do bëjë që punonjësit e Departamentit ti kushtojnë pak më shumë vëmendje kolegëve të tyre, për të mos rrezikuar kështu te mbeten të injoruar deri në fund të jetës së tyre.
r.b/NOA