English

Ngërçi, SHBA nis sërish zyrtarë në Shqipëri

Uashington, 23 shkurt, NOA – Brenda një kohe mjaft të shkurtër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë sërish në Shqipëri përfaqësuesin e lartë zyrtar të tyre, Thomas Countryman, për të diskutuar në lidhje me situatën më të fundit politike të krijuar brenda saj.

Siç bëhet me dije nga “Zëri i Amerikës”, këtë herë ai vjen në cilësinë e shoqëruesit të zëvendës-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James B. Steinberg, i cili fillon sot një turne katër ditor në Gjeorgji, Azerbajxhan, Shqipëri dhe Bosnjë.

Siç shihet dhe nga kjo axhendë e përcaktuar e këtij delegacioni të lartë amerikan, Shqipëria ka për të qenë një nga ndalesat e tij të radhës.

Siç parashikohet, fokusi i bisedimeve të anëtarëve të tij dhe palës vendase, do të jetë ai i zgjidhjes së ngërçit politik dhe gjetjes së mënyrave më të mira të mundshme për të kapërcyer gjithë pengesat për zgjedhjet lokale të 8 Majit.

Tom Countryman ka qenë disa herë javët e fundit në Shqipëri dhe ka ndarë më palën shqiptare, shqetësimin e palës amerikane për ngërçin e krijuar së fundmi nga zhvillimet politike, duke dhënë rekomandimet më të mira të mundshme të saj rreth zgjidhjes.

n.e/NOA

KOMENTE