Shqipëria
Moti Neser - E enjte, 24 Shkurt 2011
------------------------------------------------------
Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i kontinentit ka sjelle renie te menjehershme te temperaturave ne te gjithe territorin Shqiptar. Pjesa me e madhe e vendit do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore, me te dendura reshjet e debores do te jene ne zonat juglindore dhe verilindore. Debora do te zbrese deri prane zones se ulet.
Pjesa e dyte te dites do te vijoje me vranesira dhe reshje te dendura shiu dhe debore ne te gjithe jugun e shqiperise NDERSA me intesitet me te ulet do te jene ne pjesen tjeter te vendit. Ne te njejtat kushte te vranesirave dhe reshjeve do te mbetemi gjate nates dhe mengjesin pasardhes.
Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne vlerat e mengjesit POR mesdita do te sjelle renie te ndjeshme te temperaturave ne vend.
Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Lindor NDERSA deti do te gjeneroje dallgezim 3 balle.
Europa
Moti Neser – E enjte, 24 shkurt 2011
------------------------------------------------------
Nje qender me presion te ulet atmosferik do te vendoset mbi zonene e Alpeve duke sjelle destabilitet te kushteve atmosferike, vranesira dhe reshje shiu e debore. Vranesirat dhe reshjet e shiut dhe te debores do te jene gjate gjithe dites edhe ne juglindje te kontinentit SIDOMOS ne gadishullin e Ballkanit. Po ashtu ne kushte te paqenderueshme atmosferike do te jete gadishulli i Skandinavise ku problematike situata do te jete ne Suedi dhe Norvegji pasi reshjet do te shoqerohen me stuhi te forta te ere. Gjithashtu vendet Balltike do te dominohen nga vranesira dhe reshje shiu e debore por ne sasi me te pakta. E gjithe Europa perendimore dhe ajo Qendrore do te karakterizohet nga masa ajrore te qendrueshme Ku moti i kthjellet do te jete dominues, edhe pse here pas-here vranesirar do te jene te pranishme.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E enjte, 24 shkurt 2011
-----------------------------------------------------------------
Zona e Alpeve alarmon reshje shiu e debore dhe shkarkesa me rrufe;
Greqia do te rrezikohet nga rrebesh shiu dhe stuhi te forta ere;
Skandinavia alarmon ere te forte dhe debore te dendur.