Tiranë, 23 shkurt, NOA - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Seqiu ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Takimi mes kreu të opozitës dhe përfaqësuesit të Bashkimit Europian është zhvilluar në selinë e PS-së paraditen e sotme.
Nuk ka pasur asnjë komunikim me mediat nga PS-ja në lidhje me takimin. Ndërkohë që burime nga selia rozë bëjnë të ditur se kriza politike dhe zgjedhjet e ardhshme vendore, si dhe qëndrimi i PS-së ndaj tyre kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar.
a.k/NOA