English

Sherr me armë për një vajzë në qendër të Tiranës

Tiranë 23 shkurt, NOA – Debati për një vajzë për pak është kthyer në një tragjedi në qendër të Tiranës. Një person ka qëlluar tre herë me pistoletë një të ri, pak minuta më parë në sheshin “Austria” afër godinës së Partisë Socialiste dhe Bankës së Shqipërisë. I riu Qerim Ozuni, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 21-vjeçarin Serxho Kanani.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Ozuni ka qenë i ulur së bashku me një vajzë në lokalin e Serxho Kananit.

Mendohet se Kanani ka ngacmuar vajzën që ishte e shoqëruar me Qerim Ozunin dhe ky fakt ka shërbyer për të nisur sherrin.

Dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me grushte. Më pas Ozuni ka nxjerrë pistoletën model “TT” dhe ka qëlluar drejt 21-vjeçarit.

Mësohet se Kanani nuk ka marrë asnjë goditje nga tre gjuajtjet. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të arrestojnë agresorin. Ndërkohë që në polici është shoqëruar dhe Serxho Kanani.

Fatmirësisht ngjarja nuk ka pasur viktima, duke pasur parasysh se ka ndodhur në një prej vendeve më të populluara në Tiranë.

a.k/NOA

KOMENTE