Itali, 23 Shkurt NOA - Sporti në natyrë është shumë herë më i shëndetshëm sesa orët e gjata lodhëse në palestër.
Kjo u bë e ditur nga një statistike e publikuar në Environmental Science and Technology, e cila përmblidhte të dhëna nga një 11 studime të kryera mbi këtë argument dhe nxirrte përfundimin që ne palestër sporti bën mirë për muskujt por efekti pozitiv qe shkakton në trurin tonë nuk mund të krahasohet me atë qe shkaktojnë sportet në ambiente të hapura.
Është bërë tashmë fakt, që sporti krijon një ndjesi mirëqenieje dhe stimulon prodhimin e disa lëndëve kimike të quajtura endorfina apo “hormonet e lumturisë” . Sipas ekspertëve personat që preferojnë më shumë sportet në natyrë sesa ushtrimet fizike në palestër zotërojnë më shumë “hormone lumturie”.
Konfirmimi vjen nga studimet e Kolegjit të “Medicine and Dentistry” në Plymouth nga i cili u bë e ditur se, në një përballje me sportin praktik në natyrë dhe atë të mbyllur, aktiviteti fizik në ajër ta hëpur jep një sensacion më të madh të mirëqenies dhe energjisë dhe kontribuon në reduktimin e ankthit dhe depresionit.
r.b/NOA