English

“Trafiku i organeve, s’ka nevojë për gjykatë speciale”

Prishtinë, 23 shkurt, NOA - EULEX-i ka një mandat shumë të gjerë dhe kompetenca ekzekutive të cilat i mundësojnë që plotësisht të hetojë akuzat për trafikim me organe njerëzore në Kosovë të prezantuara në raportin e Dik Martit.

Për këtë qëllim nuk ka nevojë për vendosjen e një gjykate speciale e cila do të merrej me këtë rast, thotë ambasadori i Francës në Beograd, Fransoa Ksavie Denio. Diplomati francez ka thënë se EULEX-i disponon edhe me një program efikas për mbrojtjen e dëshmitarëve, ndërsa dëshminë e efikasitetit të tij e sheh në faktin se "për të në opinion nuk dihet asgjë".

Ndërkaq sa i përket spekulimeve se Bernar Kushenr ka ditur për "shtëpinë e verdhë" në Shqipëri, ambasadori francez tha: "Ne dëshirojmë që përfundimisht dhe plotësisht të zbardhet ky rast, siç ka theksuar ambasadori francez në OKB më 16 shkurt. Në vend të spekulimeve tani duhet kaluar në fakte që të dihet e vërteta e plotë për të gjitha pohimet nga raporti i Martit, gjë që kërkon një hetim të gjerë dhe profesional të bazuar në provat e dorëzuara", ka thënë për mediet serbe diplomati francez.

NOA

KOMENTE