English

Balla: Më 21 janar, mercenarë në Kryeministri

Tiranë, 24 shkurt, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se ka pasur mercenarë në datën 21 janar, në katin e dytë të kryeministrisë.

Në fjalën e tij në Kuvend Balla u shpreh se “vetëm kapter Saliu dhe Gedafi dhanë urdhër për të vrarë njerëz. Vetëm ti dhe Gedafi mund të përdorini mercenarë”.

Balla shtoi se "zbardhja e së vërtetës së 21 Janarit do të nxjerrë në dritë edhe mercenarët e një kompanie private që mbushën katin e dytë të Kryeministrisë, për të qetësuar paranojën tënde Sal"i.

Duke u ndalur në ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Balla u shpreh se ky është fundi i demokracisë parlamentare. Duke përmendur dhe replikat e mëparshme që ka pasur me kryeministrin Sali Berisha, Balla u shpreh se mazhoranca duhet të shkruaj në rregullore se “se Berisha ka të drejtë të shajë deputetë me nënë e motër”.

Balla u shpreh se kreu i mazhorancës është përgjegjës për vrasjen e 32 njerëzve. “ Mbi ty rëndin vrasja e 32 njerëzve. Më 21 janar dhe urdhër të qëllohet mbi popullin”, tha Balla.

a.k/NOA

KOMENTE