Tiranë, 24 shkurt, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Kuvendit se heqja e imunitetit do të ndalojë deputetët që të bëjnë pazare dhe afera korruptive.
Pas fjalës së Fatmir Xhafës, Berisha u shpreh se opozita ka respektin maksimal, por nuk mund të lejohet më shkelja e ligjit.
“Dua t’i them zotit deputet se sot për këtë parlament është një nga vendet e tij më të rëndësishme në 20 vitet e fundit. Nëqoftëse do të ishte bërë më kohë, nuk do të kishte bërë pallatet që do të zinin liqenin, Nuk do të kishte ndarë paratë e pishinave me kryetarin tënd. Nuk do të kishte ndodhur kurrë që kupola e partisë tuaj të përvetësojë 1 milionë metër katror”, tha Berisha.
Ai u shpreh se opozita po bënë apologjinë e korrupsionit. Ai shtoi se PS-ja do të ishte e besueshme në kërkesat e saj, “nëse do të kishte paraqitur ligjin për ndryshimin e Kushtetutës për imunitetin”.
a.k.NOA