English

Braçe: Kjo është seanca e turpit

Tiranë, 24 shkurt, NOA – Deputeti i PS-së, Erjon Braçe tha sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për ndryshimin e rregullores se heqja e imunitetit me nënshkrim është një farsë dhe nuk ka asnjë vlerë juridike. Ai u shpreh se seanca sotme duhet të ishte për vrasjen e katër njerëzve dhe jo për oferta politike.

“Seanca e sotme nuk do të hyjë në histori, dhe nëse do të hyjë, do të njihet si seanca e turpit. Jemi këtu jo për oferta, por për vrasjen e 4 demonstruesve, vrasjen e Fatmir Xhindit dhe Remzi Veselit”, tha sot Braçe.

Ai u shpreh se sistemi ka rënë, duke ju drejtuar kryeparlamentares; “shikoni sa roje ke në Kuvend, më shumë sesa ministra, ka rënë sistemi”

Ai u shpreh se heqja e imunitetit me vendim nga Kuvendi është vetëm fshehje e korrupsionit, pasi sistemi i pandëshkueshmërisë arrin deri te gjykatat.

“ Presionin ndaj prokurorëve dhe deri në presion ndaj gjykatave. Që prej datës 21 janar ka një skemë të qartë që i ka dhënë imunitet 6 njerëzve që akuzohen për vrasje dhe jo për gjëra të rëndomta. Ky vendim nuk i heq imunitetin kurrkujt”, tha Braçe.

a.k/NOA

KOMENTE