Tiranë, 24 shkurt, NOA Update – Zhveshja e imunitetit të deputetëve është një kalë beteje për këtë qeveri.
Kështu ka pohuar deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, gjatë seancës së sotme plenare, duke argumentuar në këtë mënyrë nismën e sjellë në parlament nga Partia Demokratike.
Sipas tij, ky kufizim imuniteti është një mënyrë e qartë në luftën kundër korrupsionit.
Ai ka folur hapur në emër të njerëzve që duan të jenë të mbrojtur nga deputetët e tyre, duke u dhënë votën dhe duke u siguruar karrigen në Kuvend.
“Ju nuk mund të talleni me popullin. Duhet t’i tregojmë Shqipërisë se zbatojmë ligjin” tha ai.
n.e/NOA