English

ICITAP dhe OSBE kurorëzojnë trajnimet e Policisë së Shtetit

Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA- Ditën e nesërme ICITAP dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë organizojnë një ceremoni në përfundim të dy trajnimeve për Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm.

Si rezultat i trajnimit, një grup instruktorësh policie do të dërgohen këtë verë në Afganistan për të trajnuar policinë vendase.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, konsullja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lyra Carr dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj.

Kjo ceremoni do të zhvillohet të premten, në Qendrën për Zhvillimin Policor në Sauk.

a.y/NOA

KOMENTE