Itali, 24 Shkurt NAO - Sipas “Corriere dello Sport”, Interi i ka vënë qëllim vetes për të marrë në skuadër disa talente të Bajernit të Munihut dhe kjo si përforcime për sezonin e ardhshëm. Dy lojtarët më të kuotuar janë holandezi Arjen Robben dhe gjermani Bastian Schweinsteiger.
Robben duhet thënë se ka një vlerë tepër të lartë, ndërsa Schweini një kontratë që mund të skadojë në 2016, por nuk janë blerje të pamundura. Sipas të përditshmes italiane, në kët listë të lojtarëve të ekipit gjerman, që i interesojnë ziklatërve mund të shtohet dhe Mario Gomez.
r.b/NOA