Shkodër, 24 shkurt, NOA – Një plagosje me pistoletë, në këmbë, i ka ndodhur 39-vjeçarit S.Kapllaj, banues i këtij fshati, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja konfirmohet nga burime të policisë së shkodrës, sipas të cilave, ato kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se Kanto Kapllaj, 29 vjeç, banues në Dedaj, është autori i krimit, për te cilin u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Mësohet gjithashtu se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti pronësie mes dy kushërinjve.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Kanto Kapllajt, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”.
n.e/NOA