English

Kontrabanda, kapen 1600 kg kafe, ikën shoferi

Shkodër, 24 shkurt, NOA - Policia e Shkodrës ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kafeje kontrabande.

Ndalimi është bërë orët e para të mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në afërsi të vendit të quajtur “Leqeve të Hotit”, në rrethin Malësi e Madhe.

Fillimisht është identifikuar një furgon që dyshohej se kishte mallra kontrabandë.

Pas identifikimit të mjetit, shërbimet e Policisë Kufitare, janë vënë menjëherë në ndjekje duke e ndaluar atë në Kishën e fshatit Grabom.

Policia ka arritur të ndalojë furgonin, por drejtuesi i tij është larguar, pasi ka parë forcat e policisë dhe ka hyrë në një zonë të pyllëzuar. Furgoni ka pasur dy targa SH 8410 C dhe prapa SH 6875 C.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e bllokuar, rezultoi se në të ishte ngarkuar një sasi prej 1600 kg. kafe e papërpunuar, e ndarë në 26 thasë.

Policia e Shkodrës po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

a.k./NOA

KOMENTE