English

Kuvendi i heq imunitetin deputetit Dritan Prifti

Tiranë, 24 shkurt, NOA Update – Në seancën e sotme të paradites, parlamenti ka votuar për heqjen e imunitetit të Dritan Priftit me 119 vota pro dhe 3 vota kundër, duke e lënë përfundimisht atë pa mandat deputeti.

Deputeti Dritan Prifti vetë nuk u paraqit në seancë plenare, ndërsa u votua për heqjen e mandatit të tij, por është shprehur dakot për heqjen e imunitetit.

Në këtë mënyrë, ai pason heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, që të dy të përfshirë në skandalin e një videoje komprometuese për afera korruptive, e cila u bë publike dhe njëkohësisht shkas për nismën e heqjes së imunitetit të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE