English

Luftime të ashpra në Libi

Libi, 24 shkurt, NOA - Raportohet se forcat e sigurisë, besnike ndaj udhëheqësit libian Muamar Gadafi, kanë sulmuar formacionet që kontrollojnë qytetin e Misratës, i treti në vend për nga madhësia. Misrata gjendet 200 km larg kryeqytetit Tripoli.

Luftimet po zhvillohen në afërsi të aeroportit të qytetit, derisa qendra e tij vazhdon të jetë nën kontrollin e protestuesve anti-qeveritarë. Këta të fundit kanë marrë sot kontrollin e Zuarës, 120km në perëndim të Tripolit. Në të tjera zhvillime raportohet se forcat e Gadafit sulmuan protestuesit në qytetin e Zauijas.

Kundërshtarët e regjimit 40 vjeçar të Gadafit kontrollojnë një pjesë të madhe të lindjes së Libisë dhe kanë bërë thirrje për të marshuar drejt Tripolit për të rrëzuar Gadafin.

NOA/RFE

KOMENTE