English

Mbyllet takimi Rama-Countryman

Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA- Pak minuta më parë përfundoi takimi mes Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Thomas Countryman dhe kreut të opozitës Edi Rama.

Takimi i cili mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë e gjysëm është zhvilluar në bashkinë e Tiranës.

Ky takim u zhvillua lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi që pas demonstratës të 21 janarit.

Më herët mes Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit u takua edhe me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha.

Në vijimësi Bashkimi Europian dhe SHBA kanë shprehur shqetësim për krizën politike në Shqipëri. Kjo është vizita e dytë brenda pak kohësh e Thomas Countryman.

a.y/NOA

KOMENTE