English

Obama kundër martesave të homoseksualëve

SHBA, 24 Shkurt NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që nuk do të mbrojë më nëpër gjyqet federale “Marriage Act”, ligjin që ndalon martesat midis homoseksualëve. Këtë deklaroi Departamenti i Drejtësisë, dukë nxjerrë në pah karakteristikat antikushtetuese të këtij ligji. “ Klasifikimet e bazuara në orientimet seksuale nuk duhet t’i nënshtrohen më kontrolleve të rrepta” u shpreh Obama përpara ministrit të Drejtësisë, Eric Holder.

“Një pjesë e konsiderueshme e panoramës juridike ka ndryshuar ndjeshëm në 15 vitet e fundit, qe me aprovimin e ligjit Defense of Marriage Act”, nënvizoi ndër të tjera Holder, duke deklaruar kështu që Gjykata e Lartë i konsideron si antikushtetues të gjithë ligjet që inkriminojnë homoseksualitetin.

r.b/NOA

KOMENTE