Fierzë, 24 shkurt, NOA - Si rezultat i kushteve të këqija të motit, të krijuara në zonën verilindore të vendit, shoqëruar me erëra të forta dhe stuhi dëbore, janë stakuar linjat e tensionit të lartë Koman-Fierzë dhe Fierzë-Burrel.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se megjithëse nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në këto zona ose në zona të tjera të vendit, specialistët e OST po punojnë për riparimin sa më parë të këtyre linjave të dëmtuara.
n.e/NOA