English

Parlamenti miraton kufizimin e imunitetit dhe rregulloren në mungesë të opozitës

Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA- Pak minuta më parë nisi seanca për rregulloren dhe mandatet.

Që në hyrje të saj pati replika mes Kryetarit të grupit kuvendor socialist dhe Kryeparlamentares Jozefina Topalli lidhur me orarin e votimit.

Pas replikave opozita bojkotoi punimet, dhe ligjvënësit e mbetur ata të maxhorancës votuan me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim vendimin për rregulloren e ndryshuar të Parlamentit.

Rregullorja e ndryshuar parashikon kalimin në fund të seancës të diskutimit të lirë prej 60 minutash dhe dënimin me përjashtim nga seancat për 3 javë të atyre deputetëve që bllokojnë më shumë se dy minuta foltoren e Kuvendit

Me po të njëjtin numër votash, u miratua edhe vendimi për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.

Seanca-maratonë e nisur që prej orës 10.00 të mëngjesit të sotëm është shoqëruar gjatë gjithë ditës me replika dhe akuza e kundër akuza në radhët e opozitës dhe maxhorancës.

Opozita gjatë gjithë kohës ka kundërshtuar kufizimin e imunitetit dhe ndryshimin e rregullores.

a.y/NOA

KOMENTE