Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA- Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi gjatë fjalës së mbajtur në parlament u shpreh se, Edi Rama është i zhytur në korrupsion me lejet e ndërtimit.
Sipas tij arsyeja që kundërshtohet heqja e imunitetit është, “ruajtja e imunitetit të Baronit të drogës i cili quhet Edi Rama”.
Sipas tij është ky kompleksi i cili pengon opozitën, është gjithashtu kompleksi i zhytjes në korrupsion i kryetarit të Bashkisë.
Ai tha se ky kompleks ishte ai që frymëzoi dhunën e pashembullt në 21 janar.
Patozi shtoi më tej se maxhoranca është e vendosur të vazhdojë luftën kundër korrupsionit.
“Sot ishte një ditë për t’i lënë mënjanë dallimet tona dhe për të vazhduar në rrugën e përbashkët në luftën e anti-korrupsionit”, u shpreh ai.
Duke iu drejtuar opozitës Patozi deklaroi se maxhoranca është e gatshme të pranoj amendimet Kushtetuese dhe është gati ti votojë në seancën e ardhshme.
a.y/NOA