English

Ristani: Vendet vakante në KZAZ të ligjshme, fluks kërkesash për plotësimin e tyre

Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA- Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i tij Arben Ristani është shprehur lidhur me vendet vakante të KZAZ-ve.

Ristani ka theksuar ligjshmërinë e vendimit për shpalljen vakante të vendeve të opozitës në KZAZ-të, dhe bëri të ditur se ka pasur një fluks kërkesash për plotësimin e këtyre vendeve nga individë jashtë politikës, pas thirrjes së bërë nga ky institucion për plotësimin e kushteve.

Ndërsa prej disa javësh anëtarët opozitar bojkotojnë punimet, ditën e sotme janë regjistruar dy subjekte politike, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokristiane Shqiptare.

a.y/NOA

KOMENTE