Tiranë, 24 shkurt, NOA – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi deklaroi sot se pas ngjarjeve të 21 janarit, kërkesat e mazhorancës në Kuvend për ndryshimin e rregullores, tregojnë se vendi drejtohet nga njerëz si në Libi dhe në Egjipt.
“Nëse do t’i hedhësh një sy asaj letre që ke hedhur në tavolinë, Shqipëria çdo ditë e më shumë po vërteton se ka një Mubarak, Shqipëria s’është Libi, por ka një sundimtar si Gedafi”, tha Ruçi në fjalën e tij, pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha.
Duke folur për ndryshimet në rregullore, Ruçi u shpreh se “nga dita e sotme sundimtari juaj ka vendosur të mos marrë asnjë përgjigje për ato që shpreh në sallën e Kuvendit”.
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së ka replikuar me kryetaren e Kuvendit për ndërprerjen e fjalës në Kuvend.
a.k/NOA