Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA- Në vijim të akuzave dhe kundërakuzave gjatë seancës parlamentare, kryetari i grupit kuvendor i socialistëve Gramoz Ruçi, ju drejtua Kryeministrit të vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Gjatë fjalës së tij ai tha: “Unë pata burrërinë të jap dorëheqjen dhe iu nënshtrova hetimit. Bëje dhe ti. Dorëhiqu. Sali Gedafi, apo Ben Aliu. Janë 32 vrasje që rëndojnë mbi ty. Jep dorëheqjen dhe vihu përpara drejtësisë”.
Ai shtoi më tej se Kryeministri Berisha është i zhytyr në korrupsion deri në fyt.
a.y/NOA