English

Ruçi-Topallit: Formalisht zbato rregulloren, u tregua që parlamenti është i maxhorancës

Tiranë, 24 shkurt 2011, NOA- Qysh në hyrje të fillimit të seancës kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, iu drejtua Kryeparlamentares duke i thënë se ka shkelur rregulloren lidhur me orarin e votimit.

Sipas tij Topalli, Topalli ju drejtua vetëm kryetarit kuvendor të demokratëve, Astrit Patozi për ta pyetur për orarin.

Ruçi tha më tej se me këtë gjest u tregua se parlamenti është vetëm i maxhorancës, dhe se ky është cenimi i radhës i rregullores.

Ai ju drejtua Topallit me fjalët: “Të paktën formalisht zbatoje rregulloren”.

Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli ju përgjigj me fjalët, “Nëse një deputet nuk është dakord me fjalën e kryetares së Kuvendit ta drejtojë ankesën te Këshilli i rregullores”.

Menjëherë pas fillimit të votimit grupi parlamentar opozitar braktisi punimet, duke bërë kështu që dy vendimet ai për kufizimin e imunitetit dhe tjetri për ndryshimin e rregullores së Parlamentit të miratohen vetëm me votat e maxhorancës.

a.y/NOA

KOMENTE